Bota

OKB: Bota po humbet 10 milionë hektarë pyje tropikale çdo vit

"Çdo hektar i humbur do të thotë më pak biodiversitet, rezistencë më të dobët ndaj klimës dhe rreziqe më të mëdha për shoqëritë", thuhet në postim

Muhammet İkbal Arslan  | 17.11.2025 - Përdıtësım : 17.11.2025
OKB: Bota po humbet 10 milionë hektarë pyje tropikale çdo vit

Gjenevë

Kombet e Bashkuara (OKB) njoftuan se 10 milionë hektarë pyje tropikale humbasin çdo vit në mbarë botën, transmeton Anadolu.

Zyra e OKB-së në Gjenevë ndau një postim në platformën e mediave sociale të kompanisë amerikane X.

"Bota po humbet 10 milionë hektarë pyje tropikale çdo vit. Çdo hektar i humbur do të thotë më pak biodiversitet, rezistencë më të dobët ndaj klimës dhe rreziqe më të mëdha për shoqëritë", thuhet në postim.

Postimi thekson se Konferenca e 30-të e Palëve në Konventën Kornizë të OKB-së për Ndryshimet Klimatike (COP30) është mundësi për të ndaluar shpyllëzimin dhe për të investuar në rimëkëmbjen e natyrës.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın