Bota

OKB: 85 për qind e Rripit të Gazës nën urdhra ushtarakë izraelitë dhe në zona të militarizuara

- Dujarric tha se urdhrat e zhvendosjes po "pengojnë rëndë qasjen e njerëzve në mbështetje thelbësore humanitare dhe aftësinë e punonjësve të ndihmës për të arritur tek ata që kanë nevojë"

Merve Gül Aydoğan Ağlarcı  | 02.07.2025 - Përdıtësım : 02.07.2025
OKB: 85 për qind e Rripit të Gazës nën urdhra ushtarakë izraelitë dhe në zona të militarizuara

Ontario

HAMILTON (AA) - Kombet e Bashkuara (OKB) kanë bërë të ditur se 85 për qind e territorit të Rripit të Gazës është brenda zonave të militarizuara izraelite, nën urdhra të zhvendosjes ose në zona ku të dyja mbivendosen, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i shefit të OKB-së, Stephane Dujarric, në një konferencë për media tha se urdhrat e zhvendosjes po "pengojnë rëndë qasjen e njerëzve në mbështetje thelbësore humanitare dhe aftësinë e punonjësve të ndihmës për të arritur tek ata që kanë nevojë".

Duke theksuar se urdhri i fundit i zhvendosjes nga Izraeli për dy lagje në Khan Younis, ku strehohen deri në 80 mijë banorë, Dujaric tha se partnerët e OKB-së "që punojnë për ujin, kanalizimet dhe higjienën na tregojnë gjithashtu se Al Satar, një rezervuar kyç uji, është bërë i paarritshëm si rezultat i urdhrit".

Al Satar është qendra kryesore e shpërndarjes së ujit për qytetin Khan Younis dhe një pikë kritike furnizimi për ujin që vjen përmes tubacionit izraelit në zonë.

"Çdo dëmtim i rezervuarit mund të çojë në një shembje të sistemit të shpërndarjes së ujit të qytetit, me pasoja të rënda humanitare", tha ai.

Duke paralajmëruar se urdhrat e zhvendosjes gjithashtu "sforcojnë shërbimet jetësore dhe i shtyjnë njerëzit në zona gjithnjë e më të vogla" në enklavë, Dujarric tha se "që nga prishja e armëpushimit në mars dhe deri dje, rreth 714 mijë njerëz janë zhvendosur me forcë përsëri në të gjithë Gazën, me gati 29 mijë të zhvendosur vetëm në 24 orë midis të dielës dhe të hënës".

Ai theksoi "se asnjë ndihmë për strehim nuk ka hyrë në Gaza në katër muaj".

"Partnerët tanë të strehimit thonë se 97 për qin e vendeve të anketuara raportuan njerëz të zhvendosur që flinin në natyrë", tha ai.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.