Bota

OJQ-të kërkojnë nga Banka Botërore t'i japë fund financimit të karburanteve fosile

Grupi i Bankës Botërore (WBG) siguroi mbi 12 miliardë dollarë për 88 projekte të karburanteve fosile në 38 vende në vitet 2014-2018, thonë OJQ-të

Burak Bir  | 19.10.2019 - Përdıtësım : 20.10.2019
OJQ-të kërkojnë nga Banka Botërore t'i japë fund financimit të karburanteve fosile

Ankara

Më shumë se 100 OJQ ambientaliste në mbarë botën të premten i dërguan një letër Grupit të Bankës Botërore (WBG), ku kërkuan dhënien fund të financimit të karburanteve fosile, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në total prej 112 organizatash, duke përfshirë Lëvizjen 350, Amazon Watch, ActionAid International dhe Fridays For Future, bënë thirrje për veprim për të ndaluar "katastrofën klimatike".

"Shenjat e emergjencës së klimës në zhvillim janë të dukshme: zjarre pyjore që shënojnë rekorde në pyjet braziliane Amazon dhe Cerrado; shkrirja e akullit në Arktik; përmbytjet shkatërruese në Mozambik dhe Azinë e Jugut; dhe valët e nxehta të papara dhe vdekjeprurëse në gjithë Evropën vitin e kaluar”, theksohet në letër.

Nga viti 2014 deri në vitin 2018, thuhet më tej, WBG ndihmoi zhvillimin e karburanteve fosile në 45 vende në vend që t'i ndihmonte vendet të bëjnë kalimin nga karburantet fosile.

"Gjatë kësaj periudhe, WBG siguroi mbi 12 miliardë për financim për 88 projekte të karburantit fosil në 38 vende. Përveç kësaj, WBG ndihmoi zhvillimin e karburanteve fosile përmes programeve të politikave në të paktën 28 ​​vende, përfshirë zhvillimin e qymyrit në gjashtë vende", thuhet në letër.

Duke theksuar se liderët botërorë dhe institucionet duhet të veprojnë për të ndaluar krizën e klimës, organizatat kërkuan nga WBG të luajë një rol udhëheqës për t'i dhënë fund gjithë mbështetjes për karburantet fosile deri në fund të vitit 2020.

Po ashtu u theksua që kalimi në botën pa karbon, i cili është i nevojshëm për të stabilizuar klimën e botës, duhet të shoqërohet me rritje të investimeve në aksesin e energjisë së rinovueshme, veçanërisht në Afrikën Subsaharane dhe Azinë e Jugut.

Më shumë se 6.100 ngjarje u mbajtën në 185 vende, me mbështetjen e 73 Sindikatave, 820 organizatave të shoqërisë civile, 3.000 ndërmarrjeve dhe 8.500 faqeve të internetit, në Grevën Globale të Klimës më 20 shtator, e cila u regjistrua si mobilizimi më i madh ndonjëherë me pjesëmarrjen e 7,6 milionë njerëzve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.