Bota

OBSH shpreh shqetësim për planin e Izraelit për të zgjeruar operacionet ushtarake në Gaza

"Plani i Izraelit për të zgjeruar aktivitetet e tij ushtarake në Gaza është jashtëzakonisht shqetësues, duke pasur parasysh situatën tashmë të rëndë humanitare dhe shëndetësore në të gjithë Rripin e Gazës", tha Ghebreyesus

Muhammet İkbal Arslan  | 11.08.2025 - Përdıtësım : 11.08.2025
OBSH shpreh shqetësim për planin e Izraelit për të zgjeruar operacionet ushtarake në Gaza

Gjenevë

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus deklaroi se "plani i Izraelit për të zgjeruar aktivitetet e tij ushtarake" në Gaza është jashtëzakonisht shqetësues, transmeton Anadolu.

Ghebreyesus publikoi një postim në platformën e mediave sociale X në lidhje me vendimin e ushtrisë izraelite për të pushtuar plotësisht Rripin e Gazës.

"Plani i Izraelit për të zgjeruar aktivitetet e tij ushtarake në Gaza është jashtëzakonisht shqetësues, duke pasur parasysh situatën tashmë të rëndë humanitare dhe shëndetësore në të gjithë Rripin e Gazës", tha Ghebreyesus, duke paralajmëruar se konflikti i mëtejshëm mund të vërë në rrezik më shumë fëmijë për shkak të kequshqyerjes dhe mungesës së qasjes në kujdesin shëndetësor.

Ai përsëriti thirrjet e tij për qasje të menjëhershme dhe të papenguar në ushqim dhe kujdes shëndetësor, lirimin e të burgosurve dhe një armëpushim të përhershëm.

Kabineti izraelit i Sigurisë miratoi një plan të ri që parashikon pushtimin e qytetit të Gazës, i vendosur në veri të Rripit të Gazës.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın