Bota, Shëndetësi

OBSH: Sëmundjet jo-ngjitëse më vdekjeprurëse se sëmundjet ngjitëse

Në vitin 2019, 17 milionë njerëz nën moshën 70-vjeç kanë vdekur si pasojë e sëmundjeve jo-ngjitëse. Rreth 86 për qind të rasteve të vdekjes janë regjistruar në vendet me të ardhura të ulëta apo të mesme

Ömer Faruk Yıldız  | 22.09.2022 - Përdıtësım : 23.09.2022
OBSH: Sëmundjet jo-ngjitëse më vdekjeprurëse se sëmundjet ngjitëse

Gjenevë

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi se sëmundjet si kanceri dhe diabeti po bëhen më vdekjeprurëse se sëmundjet ngjitëse, transmeton Anadolu Agency (AA).

Raporti i publikuar nga organizata shqyrton vdekjet nga sëmundjet jo-ngjitëse të zemrës dhe mushkërive dhe sëmundjet si kanceri dhe diabeti.

Sipas raportit, rreth 41 milionë njerëz vdesin çdo vit nga kanceri, diabeti dhe sëmundjet kronike të frymëmarrjes.

Përveç kësaj, 17 milionë njerëz nën moshën 70-vjeç humbën jetën në vitin 2019 si pasojë e sëmundjeve jo-ngjitëse. Rreth 86 për qind e vdekjeve kanë ndodhur në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Më tej shtohet se humbja e jetëve nga sëmundjet jo-ngjitëse është më e madhe sesa nga sëmundjet ngjitëse.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se ka metoda të lira që mund të aplikohen në mbarë botën për të parandaluar sëmundjet infektive.

Ai paralajmëroi se sëmundje të tilla mund të bëhen kërcënimi më i madh i shekullit nëse nuk merren masa paraprake.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.