Bota

OBSH-ja dërgon 24 kamionë me ndihma mjekësore në Gaza

Dërgesat përfshijnë ilaçe thelbësore, pajisje për trauma dhe kirurgji, trajtime për sëmundje jongjitëse, si dhe furnizime laboratorike dhe për testimin e ujit, tha shefi i OBSH-së.

Necva Taştan Sevinç  | 03.08.2025 - Përdıtësım : 03.08.2025
OBSH-ja dërgon 24 kamionë me ndihma mjekësore në Gaza

Stamboll

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka dërguar 24 kamionë me furnizime mjekësore jetësore në Gaza që nga e premtja, njoftoi sot Drejtori i Përgjithshëm i agjencisë Tedros Adhanom Ghebreyesus, transmeton Anadolu.

Dërgesat përfshijnë ilaçe thelbësore, pajisje për trauma dhe kirurgji, trajtime për sëmundje jongjitëse, si dhe furnizime laboratorike dhe për testimin e ujit, tha Tedros.

“Këto artikuj do të transportohen në institucionet shëndetësore dhe partnerët shëndetësorë në ditët në vijim”, tha ai në një deklaratë në X.

Ai shprehu mirënjohje për Emiratet e Bashkuara Arabe për kontributin e tyre në shpërndarjen e fundit të ndihmës.

Tedros gjithashtu përsëriti thirrjet për lehtësimin e një fluksi të qëndrueshëm, të pandërprerë dhe të zgjeruar të ndihmës humanitare shëndetësore në enklavën e rrethuar.

“Ne kërkojmë lehtësimin e vazhdueshëm të një fluksi të qëndrueshëm, të pandërprerë dhe të shkallëzuar të ndihmës shëndetësore. Jetët në gjithë Gazën varen nga kjo”, tha ai.

Duke refuzuar thirrjet ndërkombëtare për armëpushim, ushtria izraelite ka vrarë më shumë se 60.400 palestinezë në Gaza që nga tetori i vitit 2023, shumica prej tyre gra dhe fëmijë. Fushata ushtarake ka shkatërruar enklavën, ka shembur sistemin shëndetësor dhe ka çuar në vdekje nga uria.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın