Bota

OBSH-ja bën thirrje për ndalimin e gjakderdhjes në Sudan

"OBSH-ja mban zi për dr. Ismailin dhe kërkon t'i jepet fund dhunës kundër punonjësve të kujdesit shëndetësor. Gjakderdhja në Sudan duhet të marrë fund", tha Ghebreyesus

Muhammet İkbal Arslan  | 10.11.2025 - Përdıtësım : 11.11.2025
OBSH-ja bën thirrje për ndalimin e gjakderdhjes në Sudan

Gjenevë

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, bëri thirrje për t'i dhënë fund gjakderdhjes në Sudan për shkak të përleshjeve që vazhdojnë midis ushtrisë dhe Forcave të Mbështetjes së Shpejtë (RSF), transmeton Anadolu.

Ghebreyesus ndau një postim në platformën e mediave sociale të kompanisë amerikane X në lidhje me çështjen.

Ai shprehu pikëllim për vdekjen e mjekut Adam Ibrahim Ismail në El-Fasher të Sudanit. "OBSH-ja mban zi për dr. Ismailin dhe kërkon t'i jepet fund dhunës kundër punonjësve të kujdesit shëndetësor. Gjakderdhja në Sudan duhet të marrë fund", tha Ghebreyesus.

Sipas tij, paqja është ilaçi më i mirë.

Dr. Ismail punonte në Spitalin Saudit në qytetin El-Fasher.


- Konflikti në Sudan dhe shkeljet nga forcat e RSF-së

Që nga 15 prilli 2023, Sudani ka qenë skenë e konfliktit të dhunshëm midis ushtrisë dhe RSF-së me mbështetje të huaj.

El-Fasheri, qyteti më i madh në rajonin e Darfurit në perëndim të vendit, ra nën kontrollin e RSF-së pas luftimeve të ashpra.

Dhjetëra mijëra njerëz janë larguar nga qyteti për shkak të luftimeve ndërsa në videot e shpërndara nga anëtarët e RSF-së janë paraqitur momente ku RSF-ja zhvendos me forcë civilët dhe vret e torturon shumë njerëz të paarmatosur.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın