Bota

OBSH bën thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të kushteve çnjerëzore në Gaza

"Spitalet, tashmë të mbingarkuara, janë në prag të kolapsit, ndërsa dhuna në përshkallëzim bllokon aksesin dhe e pengon OBSH-në të shpërndajë furnizime shpëtimtare", tha kreu i OBSH-së, Ghebreyesus

Muhammet İkbal Arslan  | 18.09.2025 - Përdıtësım : 18.09.2025
OBSH bën thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të kushteve çnjerëzore në Gaza

Gjenevë

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus bëri thirrje për t'i dhënë fund menjëherë kushteve çnjerëzore në Gaza, e cila është nën sulmet izraelite, transmeton Anadolu.

Ghebreyesus ndau një postim në platformën e mediave sociale të kompanisë X me seli në SHBA në lidhje me situatën në Gaza, e cila është nën sulme dhe bllokadë intensive izraelite.

"Ndërhyrja ushtarake dhe urdhrat për evakuim në Gazën veriore po shkaktojnë valë të reja zhvendosjeje", tha Ghebreyesus, duke shtuar se kjo situatë po i detyron familjet e traumatizuara të migrojnë në një zonë që po bëhet gjithnjë e më e vogël dhe pa dinjitet njerëzor.

Ai vuri në dukje se të plagosurit dhe personat me aftësi të kufizuara nuk mund të transportohen në një vend të sigurt, gjë që shkakton rrezik të madh për jetën e tyre.

"Spitalet, tashmë të mbingarkuara, janë në prag të kolapsit, ndërsa dhuna në përshkallëzim bllokon aksesin dhe e pengon OBSH-në të shpërndajë furnizime shpëtimtare", tha Ghebreyesus duke bërë thirrje për një fund urgjent të kushteve çnjerëzore në Gaza.

Ai përsëriti thirrjen e tij për armëpushim në Rripin e Gazës.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın