Bota

OBI do të zhvillojë takim urgjent mbi Palestinën

Shefi i OBI-t, Al-Othaimeen tha se takimi urgjent që do të thirret së shpejti do të diskutojë masat e mundshme politike dhe ligjore që mund të merren për t’u përballur me agresionin e ri të Izraelit

Ali Abo Rezeg  | 11.09.2019 - Përdıtësım : 12.09.2019
OBI do të zhvillojë takim urgjent mbi Palestinën

Xheda

Organizata për Bashkëpunim Islam (OBI) ka njoftuar se së shpejti do të thërrasë një takim urgjent në nivelin e kryediplomatëve për të rishqyrtuar deklaratën e fundit të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili në një premtim zgjedhor paralajmëroi aneksimin e tokave të pushtuara palestineze, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sekretari i përgjithshëm i OBI-t, Yousef bin Al-Othaimeen, fuqishëm dënoi qëllimin e Netanyahut për të imponuar sovranitetin e Izraelit mbi territoret palestineze në rast se ai i fiton zgjedhjet e përgjithshme të Izraelit.

“Ky njoftim i rrezikshëm është një agresion tjetër kundër të drejtave të popullit palestinez”, tha Al-Othaimeen.

Ai tha se takimi urgjent që do të thirret së shpejti do të diskutojë masat e mundshme politike dhe ligjore që mund të merren për t’u përballur me agresionin e ri të Izraelit.

Dje, gjatë një tubimi zgjedhor Netanyahu u zotua se nëse i fiton zgjedhjet e përgjithshme të parashikuara për më 17 shtator, ai do të aneksojë pjesë të tokave të pushtuara në Bregun Perëndimor, përfshirë Luginën e Jordanit dhe veriun e Detit të Vdekur.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.