Bota

Nëntë palestinezë të tjerë, përfshirë dy fëmijë, vdesin nga uria në Gaza për shkak të bllokadës izraelite

Vdekjet e reja e rrisin numrin e përgjithshëm të viktimave nga shkaqet që lidhen me urinë që nga 7 tetori 2023 në 122, midis tyre 83 fëmijë

Ikrame Imane Kouachi  | 25.07.2025 - Përdıtësım : 25.07.2025
Nëntë palestinezë të tjerë, përfshirë dy fëmijë, vdesin nga uria në Gaza për shkak të bllokadës izraelite Foto: Ashraf Amra/AA

Gaza

Të paktën 9 palestinezë të tjerë, përfshirë 2 fëmijë, vdiqën në 24 orët e fundit për shkak të kequshqyerjes së rëndë në Rripin e Gazës, tha sot Ministria e Shëndetësisë në Gaza, raporton Anadolu.

Drejtori i përgjithshëm i ministrisë, Munir al-Bursh, për Anadolu tha se vdekjet e reja e rrisin numrin e përgjithshëm të viktimave nga shkaqet që lidhen me urinë që nga 7 tetori 2023 në 122, midis tyre 83 fëmijë.

Gaza aktualisht po përjeton një nga katastrofat më të këqija humanitare në historinë e saj. Me ndihmën humanitare kryesisht të bllokuar, përhapja e urisë dhe shenjat e dukshme të kequshqyerjes akute, veçanërisht midis fëmijëve dhe pacientëve, po raportohen nga i gjithë territori.

Institucionet shëndetësore kanë paralajmëruar për rritje të vdekjeve për shkak të mungesës së ushqimit, ilaçeve dhe karburantit.

Duke refuzuar thirrjet ndërkombëtare për armëpushim, ushtria izraelite ka vrarë më shumë se 59.500 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, në Rripin e Gazës që nga tetori i vitit 2023.

Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhërarreste për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e tij të Mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli përballet gjithashtu me një padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij në enklavën palestineze.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın