Bota

Nënpresidenti amerikan kundër aneksimit të Bregut Perëndimor, e quan "manovër politike të marrë" votimin në Knesset

“Politika e administratës Trump është që Bregu Perëndimor nuk do të aneksohet nga Izraeli. Kjo do të vazhdojë të jetë politika jonë”, tha JD Vance

Betül Yılmaz  | 23.10.2025 - Përdıtësım : 23.10.2025
Nënpresidenti amerikan kundër aneksimit të Bregut Perëndimor, e quan "manovër politike të marrë" votimin në Knesset

Stamboll

Nënpresidenti i SHBA-së, JD Vance, përjashtoi mundësinë e aneksimit të Bregut Perëndimor nga Izraeli, duke e quajtur votimin në Knesset për aneksimin e territorit të pushtuar “një manovër politike të marrë”, raporton Anadolu.

“Nëse ishte një manovër politike, atëherë ishte manovër shumë e marrë dhe personalisht ndihem i fyer nga ajo. Bregu Perëndimor nuk do të aneksohet nga Izraeli”, u tha Vance gazetarëve në Tel Aviv.

“Politika e administratës Trump është që Bregu Perëndimor nuk do të aneksohet nga Izraeli. Kjo do të vazhdojë të jetë politika jonë”, shtoi ai.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın