Bota

Nënat izraelite mbajnë një shfaqje me drita për pengjet pranë kufirit të Gazës

Në mesin e mesazheve që shfaqeshin me drita ishin: "Nënat u japin fund luftërave", "Sillini ata në shtëpi tani" dhe "Shpëtoni fëmijët tanë"

Ajdin Aliji  | 14.08.2025 - Përdıtësım : 14.08.2025
Nënat izraelite mbajnë një shfaqje me drita për pengjet pranë kufirit të Gazës Foto: Yair Palti / AA

Shkup

"Nënat në Front", një koalicion nënash izraelite u mblodhën në vendbanimin Nahal Oz pranë kufirit të Gazës, për të kërkuar kthimin e pengjeve izraelite dhe përfundimin e luftës, raporton Anadolu.

Nënat, fëmijët e të cilave janë ndër ata që mbahen në Gaza, organizuan një shfaqje me drita për të shkruar emrat e 50 pengjeve.

Në mesin e mesazheve që shfaqeshin me drita ishin: "Nënat u japin fund luftërave", "Sillini ata në shtëpi tani" dhe "Shpëtoni fëmijët tanë".

Izraeli po përballet me dënim në rritje për luftën gjenocidale në Rripin e Gazës, ku ka vrarë të paktën 61.700 palestinezë që nga tetori i vitit 2023.

Në nëntor të vitit të kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) lëshoi urdhërarreste ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli gjithashtu përballet me padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) për luftën në territorin e rrethuar palestinez.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın