Bota

"Nën maskën për të mbrojtur qytetarët e saj, Rusia kërkon shkak për të rritur tensionet"

Presidenti ukrainas informoi delegacionin amerikan lidhur me situatën e sigurisë në kufijtë e Ukrainës dhe tërhoqi vëmendjen mbi nevojën për përgatitjen e një pakete sanksionuese parandaluese kundër Rusisë

Talha Yavuz  | 18.01.2022 - Përdıtësım : 18.01.2022
"Nën maskën për të mbrojtur qytetarët e saj, Rusia kërkon shkak për të rritur tensionet"

Kiev

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se Rusia nën maskën e mbrojtjes së qytetarëve rusë kërkon një shkak për të rritur tensionet duke vazhduar të lëshojë pasaporta për njerëzit në "territorin e pushtuar përkohësisht" të Ukrainës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Presidenca e Ukrainës thuhet se Zelensky zhvilloi një takim në Kiev me një delegacion të senatorëve amerikanë të përbërë nga Amy Klobuchar, Robert Portman, Chris Murphy, Jeanne Shaheen, Richard Blumenthal dhe Roger Wicker.

Në takim Zelensky falënderoi Kongresin Amerikan për solidarizimin me popullin e Ukrainës përballë vështirësive të sigurisë me të cilat përballet vendi i tij.

Zelensky informoi delegacionin lidhur me situatën e sigurisë në kufijtë e Ukrainës dhe tërhoqi vëmendjen mbi nevojën për përgatitjen e një pakete sanksionuese parandaluese kundër Rusisë.

Gjatë takimit, presidenti ukrainas theksoi se Rusia nën maskën e mbrojtjes së qytetarëve rusë kërkon një shkak për të rritur tensionet duke vazhduar të lëshojë pasaporta për njerëzit në "territorin e pushtuar përkohësisht" të Ukrainës.

Senatorët amerikanë potencuan mbështetjen e tyre për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe nënvizuan se vendi ka të drejtën e tij që të zgjedhë rrugët për të garantuar sigurinë e tij në mënyrë të pavarur.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.