Bota

Në Victoria të Australisë shënohet rekord i ri prej rreth 2.300 rasteve me COVID-19

Sipas të dhënave zyrtare, në këtë shtet momentalisht janë 20.505 raste aktive ndërsa 706 persona janë shtrirë në spital

Islam Uddin  | 14.10.2021 - Përdıtësım : 14.10.2021
Në Victoria të Australisë shënohet rekord i ri prej rreth 2.300 rasteve me COVID-19 Foto: AA/Arkiv

Melbourne

Në shtetin australian Victoria sot janë regjistruar 2.297 raste të reja me COVID-19 që është numri më i lartë i të infektuarve brenda një dite që nga fillimi i pandemisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave zyrtare, në këtë shtet momentalisht janë 20.505 raste aktive ndërsa 706 persona janë shtrirë në spital.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në Victoria që nga fillimi i pandemisë është 59.710.

Në 24 orët e fundit në këtë vend, 11 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19, i cili ka rritur numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë në 945.

Rreth 87.6 për qind e banorëve të Victoria-s mbi 16-vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër COVID-19 ndërsa 62 për qind janë vaksinuar plotësisht.

Në Australi, 31.4 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 janë dhënë deri më tani ndërsa më shumë se gjysma e popullatës ka marrë të dyja dozat.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın