Bota

Në Teheran mbyllen të gjitha shkollat për shkak të ndotjes së ajrit

Mediat lokale publikuan një deklaratë të nënkryetarit të Bashkisë së Teheranit, Abid Meleki, i cili dha informacione për nivelin e ndotjes së ajrit në qytet dhe masat e marra

Haydar Şahin  | 17.05.2022 - Përdıtësım : 18.05.2022
Në Teheran mbyllen të gjitha shkollat për shkak të ndotjes së ajrit

Ankara

Për shkak të niveleve të larta të ndotjes së ajrit në Teheran, kryeqytetin e Iranit, të gjitha shkollat, universitetet dhe institucionet qeveritare janë mbyllur, raporton Anadolu Agency (AA).

Mediat lokale publikuan një deklaratë të nënkryetarit të Bashkisë së Teheranit, Abid Meleki, i cili dha informacione për nivelin e ndotjes së ajrit në qytet dhe masat e marra.

"Komiteti për raste urgjente për ndotjen e ajrit u mblodh për shkak të kushteve jashtëzakonisht të këqija. Ndotja e ajrit do të përkeqësohet të martën. Prandaj, u vendos që të mbyllen të gjitha institucionet, universitetet dhe shkollat në Teheran për të gjitha grupmoshat", tha Meleki.

Drejtori i përgjithshëm për menaxhimin e krizave në Teheran, Yazdi Mehr, u bëri thirrje qytetarëve, veçanërisht grupeve vulnerabël, që të mos largohen nga shtëpitë e tyre sot dhe nesër.

Në Teheran, i cili është ndër tre qytetet në botë për sa i përket ndotjes së ajrit, mësimdhënia shpesh pezullohet për këtë arsye.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın