Bota

Në takimin Netanyahu-Salman është trajtuar normalizimi i marrëdhënieve mes Izraelit dhe Arabisë Saudite

Sipas një këshilltari sauditë në takimin që ka zgjatur disa orë, nuk është arritur ndonjë marrëveshje të rëndësishme

Gamze Türkoğlu Oğuz  | 23.11.2020 - Përdıtësım : 23.11.2020
Në takimin Netanyahu-Salman është trajtuar normalizimi i marrëdhënieve mes Izraelit dhe Arabisë Saudite

Ankara

Në takimin mes kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe princit të kurorës së Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman, janë trajtuar shumë çështje në mesin e të cilëve edhe normalizimi i marrëdhënieve mes Izraelit dhe Arabisë Saudite, transmeton Anadolu Agency (AA).

Një këshilltar saudit i informuar rreth takimit, në deklaratën për Wall Street Journal, tha se Netanyahu bashkë me kreun e inteligjencës izraelite Mossad, Yossi Cohen, në qytetin Neom të Arabisë Saudite, janë takuar me princin saudit të kurorës Salman, duke theksuar se palët kanë diskutuar shumë çështje në mesin e tyre edhe normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve si dhe në lidhje me Iranin.

Në takimin që ka zgjatur disa orë, sipas këshilltarit saudit, nuk është arritur ndonjë marrëveshje të rëndësishme.

Gazeta izraelite Haaretz më parë kishte njoftuar se Netanyahu mbrëmë në mënyrë të fshehtë ka shkuar në Arabinë Saudite dhe është takuar me princin e kurorës, Muhammed bin Salman.

Sipas lajmit të gazetës, në takim përveç Cohen ka marrë pjesë edhe sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.

Ndërkohë, Ministri i Arsimit i Izraelit, Yoav Gallant, në një deklaratë për radion e ushtrisë izraelite e kishte konfirmuar takimin.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın