Në takimin mes delegacionit amerikan dhe ukrainas në Berlin arrihet "përparim i rëndësishëm"
Në takimin e mbajtur në Berlin midis delegacioneve të nivelit të lartë nga SHBA-ja dhe Ukraina për propozimin e planit të paqes është arritur "përparim i rëndësishëm"
Ankara
Në takimin e mbajtur në Berlin të Gjermanisë, midis delegacioneve të nivelit të lartë nga SHBA-ja dhe Ukraina për propozimin e planit të paqes është arritur "përparim i rëndësishëm", transmeton Anadolu.
Përfaqësuesi special i presidentit të SHBA-së Donald Trump për Ukrainën, Steve Witkoff ndau informacion në lidhje me takimin në llogarinë e platformës sociale të kompanisë amerikane X.
Ai tha se takimi, në të cilin morën pjesë presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Trump si dhe delegacionet e tyre shoqëruese, zgjati më shumë se pesë orë.
Witkoff theksoi se janë zhvilluar diskutime të thella mbi planin 20-pikësh, axhendën ekonomike dhe shumë çështje të tjera dhe se është bërë "përparim i rëndësishëm".
Witkoff në fillim të këtij muaji u takua me presidentin rus Vladimir Putin. Presidenti rus kishte theksuar se ishte i hapur për negociata, por se Rusia e ruan iniciativën strategjike në terren.
