Në sulmet izraelite në Liban vriten 31 persona, dhjetëra të tjerë plagosen
Të paktën 31 persona u vranë dhe 149 të tjerë u plagosën sulmet izraelite në kryeqytetin Bejrut dhe në pjesën jugore të Libanit.
Bejrut
Të paktën 31 persona u vranë dhe 149 të tjerë u plagosën sulmet izraelite në kryeqytetin Bejrut dhe në pjesën jugore të Libanit, transmeton Anadolu.
Ministria libaneze e Shëndetësisë njoftoi se të paktën 31 persona u vranë dhe 149 të tjerë u plagosën në sulmet izraelite që shënjestruan periferinë e kryeqytetit Bejrut dhe pjesën jugore të Libanit.
Shifrat bazohen në një numërim fillestar dhe jo përfundimtar, shtoi ministria.
