Bota

Në sulmet e ushtrisë izraelite në Gaza vriten 13 palestinezë

Në sulmet që ushtria izraelite kreu në pjesë të ndryshme të Rripit të Gazës, 13 palestinezë kryesisht fëmijë dhe gra humbën jetën ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën

Mehmet Nuri Uçar  | 29.03.2024 - Përdıtësım : 30.03.2024
Në sulmet e ushtrisë izraelite në Gaza vriten 13 palestinezë

Istanbul

Në sulmet që ushtria izraelite kreu në pjesë të ndryshme të Rripit të Gazës, 13 palestinezë kryesisht fëmijë dhe gra humbën jetën ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, 12 persona janë vrarë dhe shumë të tjerë u plagosën si pasojë e bombardimit nga avionët luftarakë izraelitë ndaj një shtëpie që i përkiste familjes Muammar në qytetin Khan Younis në jug të Rripit të Gazës.

Banorët e zonës dhe ekipet e Mbrojtjes Civile vazhdojnë pas sulmit punimet e kërkim-shpëtimit në ndërtesën e shembur. Si rezultat i bombardimeve të ushtrisë izraelite në xhaminë Saad bin Abi Waqqas në kampin e refugjatëve Jabalia në veri të Rripit të Gazës, një grua ka humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë, kryesisht fëmijë dhe gra u plagosën.

Gjithashtu të vdekur dhe të plagosur ka patur edhe si pasojë e shënjestrimit të shumë pikave të ndryshme në Gaza nga avionët luftarakë izraelitë.

Që nga 7 tetori e deri më tani në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës janë vrarë 32.552 palestinezë, mes të cilëve të paktën 14.280 fëmijë dhe 9.340 gra ndërsa janë plagosur 74.980 persona.

Nën rrënoja ende ka mijëra të vdekur dhe po shkatërrohet infrastruktura civile duke shënjestruar spitalet dhe institucionet arsimore ku është strehuar popullata.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın