Bota

Në sulmet e Izraelit ndaj Gazës vriten 9 palestinezë

Të paktën 9 palestinezë janë vrarë në sulmet që Izraeli ka kryer ndaj shtëpive të civilëve në pjesët qendrore dhe veriore të Rripit të Gazës

Hosni Nedim, Gülşen Topçu  | 19.04.2024 - Përdıtësım : 20.04.2024
Në sulmet e Izraelit ndaj Gazës vriten 9 palestinezë

Gaza

Të paktën 9 palestinezë janë vrarë në sulmet që Izraeli ka kryer ndaj shtëpive të civilëve në pjesët qendrore dhe veriore të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.

Agjencia palestineze e lajmeve WAFA, ndau informacion lidhur me sulmet e kryera ndaj lagjes Sheikh Radwan dhe kampit të refugjatëve Al-Shati në qytetin e Gazës në veri si dhe ndaj rajonit Nuseirat në pjesën qendrore.

Në lajm thuhet se 4 palestinezë humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën rëndë në sulmin e kryer ndaj një shtëpie në kampin e refugjatëve Al-Shati ndërsa në sulmin e kryer në Sheikh Radwan kanë humbur jetën 3 palestinezë.

Ushtria izraelite ka intensifikuar sulmet e saj nga ajri dhe toka ndaj qytetit të Gazës dhe rajoneve të tjera në veri.

Ekipet e kërkim shpëtimit dhe të ndihmës së parë kanë nxjerrë dy trupa nga rrënojat e një shtëpie në zonën "New Camp" në rajonin Nuseirat.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın