Bota

"Në raportin e inteligjencës amerikane për vrasjen e Khashoggit janë fshirë 3 emra"

Përderisa në versionin e parë të raportit ishin 21 emra për të cilët u njoftua se kanë lidhje me vrasjen e Khashoggit, numri i emrave në versionin e dytë ra në 18

Hakan Çopur  | 01.03.2021 - Përdıtësım : 01.03.2021
"Në raportin e inteligjencës amerikane për vrasjen e Khashoggit janë fshirë 3 emra"

Washington DC

Zbulohet se 3 emra në raportin për Jamal Khashoggin që Drejtoria e Inteligjencës Kombëtare (DNI) e SHBA-së njoftoi për opinionin publik të premten, janë fshirë në versionin e dytë të raportit i cili u përditësua në të njëjtën faqe të internetit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një lajmi të CNN, mësohet se DNI të njëjtën natë hoqi dhe zëvendësoi raportin prej 4 faqesh që kishte vendosur në faqen e internetit të premten.

Në versionin e dytë në të cilin nuk është bërë ndonjë ndryshim në pjesën e tekstit, zbulohet se janë fshirë emrat e personave, Abdulla Mohammed Alhoeriny, Yasir Khalid Alsalem dhe Ibrahim al-Salim të cilët ishin në raportin e parë.

DNI nuk ka dhënë përgjigje lidhur me pyetjen për situatën në fjalë ndërsa edhe Shtëpia e Bardhë po ashtu ka lënë pa përgjigje pyetjen. Më tej në lajm thuhet se Abdulla Mohammed Alhoeriny është vëllai i një gjenerali të nivelit të lartë për çështjet e inteligjencës në Rijad ndërsa dy emrat e tjerë janë të papërcaktuar.

Përderisa në versionin e parë të raportit ishin 21 emra për të cilët u njoftua se kanë lidhje me vrasjen e Khashoggit, numri i emrave në versionin e dytë ra në 18.

Raporti që DNI publikoi të premten se Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman ka dhënë miratimin për vrasjen e Khashoggit shkaktoi jehonë të madhe, por administrata e Bidenit nuk mori ndonjë vendim sanksionues kundër Bin Salman.

Administrata e Bidenit e cila shkaktoi reagime në opinionin dhe mediat amerikane për shkak se nuk ndërmori ndonjë hap kundër Bin Salman, vendosi sanksione për 76 shtetas sauditë, përfshirë edhe personat për të cilët thuhet se janë përfshirë në vrasje.

Jamal Khashoggi, kolumnist në gazetën "Washington Post" dhe i cili njihej për kritikat e tij ndaj Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, më 2 tetor 2018 hyri dhe nuk doli më nga Konsullata e Arabisë Saudite në Stamboll. Më pas u zbulua se Khashoggi u vra në konsullatë dhe më pas trupi i tij u copëtua.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın