Bota

Në mes të tensioneve me Trumpin, Elon Musk propozon formimin e një partie të re politike

Shefi ekzekutiv i kompanisë Tesla theksoi se 80 për qind e atyre që iu përgjigjën sondazhit të tij e mbështetën idenë.

Serdar Dincel  | 07.06.2025 - Përdıtësım : 07.06.2025
Në mes të tensioneve me Trumpin, Elon Musk propozon formimin e një partie të re politike

Stamboll

Miliarderi amerikan Elon Musk hodhi idenë e themelimit të një partie të re politike këtë javë, duke intensifikuar potencialisht armiqësinë e tij me ish-aleatin e tij, presidentin Donald Trump, transmeton Anadolu.

Mes kritikave të tij të vazhdueshme ndaj Trumpit, Musk postoi një sondazh në X duke i pyetur 220 milionë ndjekësit e tij nëse është “koha për të krijuar një parti të re politike në Amerikë që në të vërtetë përfaqëson 80 përqindëshin në mes”.

Në një postim të premten në mbrëmje, shefi ekzekutiv i kompanisë Tesla theksoi se 80 për qind e atyre që iu përgjigjën sondazhit të tij e mbështetën idenë.

Më vonë, Musk mbështeti sugjerimin e një mbështetësi për ta emëruar partinë e re “Partia e Amerikës”, një titull i ngjashëm me America PAC (Komiteti i Veprimit Politik) që ai themeloi vitin e kaluar, i cili shpenzoi 239 milionë dollarë duke mbështetur Trumpin dhe Republikanë të tjerë në zgjedhjet e vitit 2024.

Formimi i një partie të re politike në SHBA është sfidë e madhe. Ndërsa Demokratët, Republikanët dhe disa parti të treta të etabluara tashmë gëzojnë akses të gjerë në votim, çdo parti e re që synon të konkurrojë duhet të kapërcejë kërkesa komplekse, specifike për shtetet, për të listuar kandidatët e saj.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın