Bota

Në luftën kundër YPG/PKK-së kanë rënë dëshmorë 251 pjesëtarë të SNA-së

Në luftën kundër terrorizmit në operacionin e nisur më 9 tetor kanë rënë dëshmorë 251 anëtarë të SNA-së, ndërsa janë plagosur 760 ushtarë dhe 1 tjetër është i humbur

Adham Kako  | 05.12.2019 - Përdıtësım : 06.12.2019
Në luftën kundër YPG/PKK-së kanë rënë dëshmorë 251 pjesëtarë të SNA-së

Tel Abyad/Rasulayn

Që nga 9 tetori e deri më sot kanë rënë dëshmorë 251 ushtarë të Ushtrisë Kombëtare Siriane (SNA) e cila përpiqet të garantojë sigurinë në rajonet e çliruara nga terrori gjatë operacionit “Burimi i Paqes" në lindje të Sirisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ushtarët e SNA-së dhe Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) në kuadër të operacionit “Burimi i Paqes” vazhdojnë punimet e tyre për ruajtjen e frontit dhe aktiviteteve të tjera të skanim-kontrollit në zonat e pastruara nga terroristët në rajonet Tel Abjad dhe Ras Al-Ayn.

Sipas të dhënave që gazetari i AA-së ka përpiluar nëpërmjet komandantëve të SNA-së, mësohet se në luftën kundër terrorizmit në operacionin e nisur më 9 tetor kanë rënë dëshmorë 251 anëtarë të SNA-së. Ndërkohë, janë plagosur 760 ushtarë dhe 1 tjetër është i humbur.

Gjithashtu gjatë konflikteve nga SNA-ja e mbështetur nga TSK janë neutralizuar edhe qindra terroristë.

SNA ka luajtur një rol të rëndësishëm edhe në operacionet e mëparshme “Mburoja e Eufratit” dhe “Dega e Ullirit” duke treguar një pjesëmarrje të gjerë me emrin Ushtria e Lirë Siriane (ULS).

I nisur më 9 tetor, operacioni “Burimi i Paqes” synon të eliminojë elementët terroristë të YPG/PKK-së nga Siria veriore në lindje të lumit Eufrat në mënyrë që të ndihmojë në kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe të garantojë integritetin territorial të Sirisë.

Më 17 tetor, Ankaraja u pajtua me Washingtonin të pauzojë operacionin e saj për të lejuar terroristët e YPG/PKK-së të tërhiqen nga zona e sigurt e planifikuar.

Më 22 tetor, Ankaraja dhe Moska arritën një marrëveshje sipas të cilës YPG/PKK-ja të tërhiqet 30 kilometra në jug nga kufiri i Turqisë me Sirinë, ndërsa forcat e sigurisë turke dhe ruse të kryejnë patrullime të përbashkëta.

Në fushatën e saj terroriste mbi 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë personave, përfshirë shumë gra, fëmijë e foshnje. YPG-ja është dega siriane e PKK-së. 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın