Bota

Në korrik Izraeli kreu 1.821 sulme ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor

Në këto sulme, të kryera në formën e bastisjeve të armatosura, ekzekutimeve të drejtpërdrejta, konfiskime toke, bllokime rrugësh dhe zhvendosje të detyruar, thuhet se janë vrarë 4 palestinezë

Qais Omar Darwesh Omar, Mehmet Nuri Uçar  | 04.08.2025 - Përdıtësım : 04.08.2025
Në korrik Izraeli kreu 1.821 sulme ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor Foto: Nedal Eshtayah/AA

Ramallah

Izraelitët të cilët kanë uzurpuar tokat palestineze së bashku me ushtrinë izraelite, në muajin korrik kanë kryer 1.821 sulme kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Të dhënat e fundit mbi këtë çështje u ndanë në një deklaratë nga Muri i Ndarjes (Muri i Turpit) i Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO) dhe Këshilli Kundër Vendbanimeve Hebraike.

Deklarata vuri në dukje se 1.821 sulme u kryen në korrik kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor të pushtuar ndërsa 1.355 nga këto sulme u kryen nga ushtarë izraelitë dhe 466 nga izraelitë që kanë uzurpuar tokat palestineze.

Në këto sulme, të kryera në formën e bastisjeve të armatosura, ekzekutimeve të drejtpërdrejta, konfiskime toke, bllokime rrugësh dhe zhvendosje të detyruar, thuhet se janë vrarë 4 palestinezë. Autoritetet izraelite sekuestruan 31 hektarë tokë në korrik dhe lëshuan 5 urdhra ushtarake që pretendojnë krijimin e "zonës së sigurisë" përreth tre vendbanimeve.

Gjatë së njëjtës periudhë, u kryen 75 prishje (shembje), përfshirë gjithsej 71 shtëpi (60 të zëna dhe 11 të zbrazëta), 22 struktura bujqësore dhe 26 biznese tregtare. Gjithashtu u raportua se 33 komunitete beduine janë zhvendosur me forcë që nga 7 tetori 2023.

Presidenti i Këshillit Kundër Vendbanimeve Hebraike, Mueyyid Shaban tha se dy komunitete beduine në Jeriko dhe Betlehem u detyruan të migrojnë për shkak të sulmeve dhe se nga kjo situatë janë prekur 50 familje me 267 anëtarë. ​​​​​​​

Zyrtarët palestinezë tërhoqën vëmendjen se Izraeli ka përshkallëzuar shkeljet e tij në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor njëkohësisht me gjenocidin që vazhdon të kryejë në Gaza. Ata thanë se të paktën 1.013 palestinezë janë vrarë, rreth 7.000 janë plagosur dhe më shumë se 18.500 janë arrestuar në këto sulme që nga 7 tetori 2023.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın