Bota

Në ditën e fundit të Ramazanit mijëra muslimanë luten në Qabe nën shi

Postimi, i cili përfshin frazën "Shi dhe lutje nga Mesxhidi el-Haram", thekson atmosferën shpirtërore të Ramazanit dhe bekimet e shiut

Çağrı Koşak  | 19.03.2026 - Përdıtësım : 20.03.2026
Në ditën e fundit të Ramazanit mijëra muslimanë luten në Qabe nën shi

Stamboll

Në ditën e fundit të Ramazanit, mijëra muslimanë u lutën nën shi në Mesxhidi el-Haram, xhamia e madhe brenda së cilës ndodhet Qabja në qytetin e Mekës në Arabinë Saudite, transmeton Anadolu.

Imazhet e shpërndara në llogarinë e mediave sociale të guvernatorit rajonal të Mekës tregojnë turma të mëdha vizitorësh duke kryer tavaf (rrotullim) rreth Qabesë dhe duke ngritur duart drejt qiellit në shiun e rrëmbyeshëm.

Postimi, i cili përfshin frazën "Shi dhe lutje nga Mesxhidi el-Haram", thekson atmosferën shpirtërore të Ramazanit dhe bekimet e shiut.

Arabia Saudite, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Jemeni, Bahreini, Libani, Sudani, Palestina dhe Kuvajti e kanë shpallur të premten, 20 mars, si ditën e parë të Fitër Bajramit.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.