Bota

Në bashkëpunim të AA-së dhe TIKA-s fillon trajnimi online për raportim humanitar

İşbilir tha se Akademia e Lajmeve e AA-së organizon programe të posaçme për të trajnuar gazetarë, ekspertë në disa fusha, në kuadër të cilës është realizuar edhe Trajnimi i raportimit humanitar.

Murat Özgür Güvendik  | 21.09.2020 - Përdıtësım : 22.09.2020
Në bashkëpunim të AA-së dhe TIKA-s fillon trajnimi online për raportim humanitar

Ankara

Në bashkëpunim me Anadolu Agency (AA) dhe Agjencinë Turke për Koordinim dhe Zhvillim (TIKA), ka filluar programi për Trajnim themelor për raportim humanitar në internet, transmeton Anadolu Agency (AA).

Programi organizohet përmes video-konferencës nga Zyra e trajnimit të TIKA-s në kuadër të programit të trajnimit të gazetarëve, ku marrin pjesë përfaqësues të mediave nga vende të ndryshme të botës.

Drejtori i Akademisë së Lajmeve të AA-së, Cihangir İşbilir, në fjalën e tij në hapjen e programit tha se Akademia e Lajmeve e AA-së organizon programe të posaçme për të trajnuar gazetarë, ekspertë në disa fusha, në kuadër të cilës është realizuar edhe Trajnimi i raportimit humanitar. 

İşbilir tha se media është një nga hallkat më të rëndësishme në zinxhirin humanitar, por sipas tij, kur raportohet për luftë ose fatkeqësi natyrore, është e nevojshme t'i kushtohet vëmendje disa rregullave etike.

"Si mund të parandalohet që media të jetë një mjet për manipulimin e udhëheqësve të luftës, politikanëve dhe atyre që abuzojnë me ndihmën humanitare? Cilës duhet t'i kushtojnë vëmendje gazetarët kur raportojnë për ndihmë humanitare dhe transmetojnë foto dhe video? A është e mundur të shumëzoni këto lloje të pyetjeve? Ne do të kërkojmë përgjigje për këto pyetje dhe të ngjashme në trajnimin tonë dhe do të përpiqemi të zbulojmë parimet dhe rregullat e raportimit humanitar", tha İşbilir. 

Ndërkaq, shefi i Departmentit të Marrëdhënieve të Jashtme dhe Partneritet të TIKA-s, Uğur Tanyeli, tha se TIKA ka organizuar trajnime mediatike që nga viti 2017, ku kanë marrë pjesë mbi 700 përfaqësues të mediave nga mbi 40 vende.

Sipas tij, ato dëshmojnë nga afër për fuqinë e medias në shekullin e 21 dhe trajnimi i raportimit humanitar është përgatitur duke marrë parasysh raportimin e ndershëm dhe parimet e etikës mediatike.

"Në ditët e sotme, kur rëndësia e gazetarisë hulumtuese dhe gazetarisë së bazuar në informacione po rritet, lloji i gazetarisë që ndikon në detajet e çështjes po tërheq vëmendjen. Prandaj, besoj se raportimi humanitar ka kapacitetin për të mbushur boshllëkun në këtë fushë", tha Tanyeli. 

"Ndihma humanitare monitoron kamerën dhe historitë tuaja" 

Zv/drejtori i përgjithshëm i Gjysmëhënës së Kuqe, Alper Küçük, i cili mori pjesë në program si një folës i ftuar, tha se organizatat e ndihmës humanitare kanë nevojë për media që të përcjellin mesazhet e tyre, të informojnë siç duhet publikun dhe të mbrojnë të drejtat e atyre në nevojë.

"Ndonjëherë fotografia mund të shpëtojë jetën e miliona njerëzve ose mund të tregojë qartë tragjeditë që njerëzit kanë përjetuar, të tilla si foshnja Aylan i cili tronditi thellë botën me trupin e tij të pajetë. Për të qenë të saktë, ndihma humanitare monitoron kamerën dhe historitë tuaja. Ne jemi të bindur se kur ta ktheni kamerën tuaj në një krizë humanitare ose në një katastrofë humanitare, ne do të jemi në gjendje t'ju japim ndihmë shumë më tepër njerëzve atje", tha Küçük.

Duke theksuar se gjatë përvojës së tij 15-vjeçare në ndihmë humanitare, ai gjithmonë ka marrë mbështetje nga gazetarët që punojnë në këtë fushë, Küçük tha se ekziston një boshllëk në fushën e ndihmës humanitare që duhet të plotësohet në mediat botërore.

Në ditën e parë të programit, ku morën pjesë 55 pjesëmarrës nga vende të ndryshme, İşbilir ligjëroi mbi "Raportimin në kriza dhe zgjidhjen e konflikteve", ndërsa korrepondenti i AA-së në Lindjen e Mesme, Enes Canli, ligjëroi mbi "Historitë njerëzore dhe gazetari të përgjithshme". 

Në ditën e dytë të programit, Ibrahim Özge, këshilltar i drejtorit të përgjithshëm të Gjysmëhënës së Kuqe Turke, do të zhvillojë një trajnim mbi "Ndihmën dhe diplomacinë humanitare", ndërsa fotoreporterja e AA-së, Esra Hacıoğlu, mbi temën "Tregime njerëzore dhe raportim i ndihmës humanitare". 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.