Bota

Në Baku do të mbahet takimi i 9-të trepalësh midis Azerbajxhanit, Türkiyes dhe Gjeorgjisë

“Çështjet që kanë të bëjnë me të tri vendet do të shqyrtohen në kuadër të kuptimit të bashkëpunimit rajonal dhe do të diskutohen zhvillimet e fundit globale”, tha Ministria e Jashtme turke

Seda Sevencan  | 14.03.2024 - Përdıtësım : 14.03.2024
Në Baku do të mbahet takimi i 9-të trepalësh midis Azerbajxhanit, Türkiyes dhe Gjeorgjisë

Istanbul

Türkiye, Azerbajxhani dhe Gjeorgjia do të zhvillojnë një takim diplomatik trepalësh të premten në kryeqytetin e Azerbajxhanit Baku, tha Ministria e Jashtme turke, transmeton Anadolu.

Gjatë takimit të nëntë trepalësh të ministrave të jashtëm të Türkiyes, Azerbajxhanit dhe Gjeorgjisë, “çështjet që kanë të bëjnë me të tri vendet do të shqyrtohen në kuadër të kuptimit të bashkëpunimit rajonal dhe do të diskutohen zhvillimet e fundit globale”.

Pas përfundimit të kontakteve në Irak, ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan pritet të niset sonte në Baku të Azerbajxhanit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın