Bota

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Kinë rritet në 2,665

Komisioni tha se 71 persona kanë vdekur gjatë 24 orëve të kaluara ndërsa 508 raste të reja janë zbuluar nga autoritetet shëndetësore, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara në mbi 77.650

Faruk Zorlu  | 25.02.2020 - Përdıtësım : 25.02.2020
Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Kinë rritet në 2,665

Ankara

Numri i vdekjeve në Kinë nga shpërthimi i koronavirusit është rritur në 2.665, bëri të ditur sot Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë i këtij vendi, raporton Anadolu Agency (AA).

Komisioni tha se 71 persona kanë vdekur gjatë 24 orëve të kaluara, ndërsa 508 raste të reja janë zbuluar nga autoritetet shëndetësore, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara në mbi 77.650.

Rreth 87.900 persona aktualisht janë nën kujdesin mjekësor, ndërsa numri i pacientëve të liruar arrin në rreth 27.323.

Jashtë territorit të Kinës, ka 81 raste të regjistruara në Hong Kong dhe 10 të tjera në Macau.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın