Bota

Numri i të vdekurve në Gaza arrin në rreth 62.100, lufta brutale izraelite vazhdon e pandërprerë

Në përditësimin e saj të përditshëm, ministria tha se 60 persona u vranë dhe 343 u plagosën gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të plagosurve në 156.573

Tarek Chouiref  | 19.08.2025 - Përdıtësım : 19.08.2025
Numri i të vdekurve në Gaza arrin në rreth 62.100, lufta brutale izraelite vazhdon e pandërprerë Foto: Saeed M. M. T. Jaras/AA

Stamboll

Të paktën 62.064 palestinezë janë vrarë në luftën gjenocidale të Izraelit në Rripin e Gazës që nga tetori i vitit 2023, tha Ministria e Shëndetësisë në Gaza, transmeton Anadolu.

Në përditësimin e saj të përditshëm, ministria tha se 60 persona u vranë dhe 343 u plagosën gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të plagosurve në 156.573.

Ministria raportoi gjithashtu tre vdekje të reja nga uria dhe kequshqyerja, duke e rritur numrin e përgjithshëm të vdekjeve të lidhura me urinë në 266 që nga tetori 2023, përfshirë 112 fëmijë.

Përpjekjet e shpëtimit mbeten të penguara rëndë në Gaza, pasi shumë viktima janë ende të bllokuara nën rrënoja ose të shtrira në rrugë, me ekipet e emergjencës që nuk janë në gjendje t'i arrijnë ata për shkak të bombardimeve të pandërprera izraelite dhe mungesës së pajisjeve.

Fushtar ushtarake ka shkatërruar enklavën, e cila po përballet me urinë.

Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhërarreste për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli përballet gjithashtu me një padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij në enklavë.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın