Numri i të vdekurve nga rrëshqitja e dheut në Indonezi rritet në 85, vazhdojnë kërkimet për të zhdukurit
Zyrtarët nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit kanë hyrë në ditën e 12-të
Stamboll
Numri i të vdekurve nga një rrëshqitje dheu në rajonin Java Perëndimore të Indonezisë u rrit në 85, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit kanë hyrë në ditën e 12-të, raportuan mediat lokale të mërkurën, transmeton Anadolu.
Autoritetet nxorën më shumë trupa nga vendi i fatkeqësisë, duke e çuar në 85 numrin e konfirmuar të viktimave, sipas Kompas TV.
Zyrtarët nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme dhe kërkimi vazhdon për ata që janë ende të zhdukur.
Rrëshqitjet e dheut goditën një fshat në regjencën West Bandung më 24 janar, duke vendosur dhjetëra shtëpi nën baltë dhe rrënoja.
Përpjekjet e kërkim-shpëtimit janë duke vazhduar në zonën e prekur, e cila karakterizohet nga terren i vështirë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
