Numri i të vdekurve në Sumatrën e Veriut rritet në të paktën 301 pas përmbytjeve të menjëhershme
Në të gjithë Indonezinë të paktën 744 persona kanë humbur jetën dhe 551 mbeten të zhdukur, ndërkohë më shumë se 1.1 milion njerëz janë zhvendosur dhe 3.3 milionë të prekur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut
Angoli
Numri i të vdekurve nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në provincën e Sumatrës së Veriut të Indonezisë ka arritur në të paktën 301, me 163 persona ende të zhdukur, transmeton Anadolu.
Sipas Agjencisë Kombëtare të Menaxhimit të Fatkeqësive (BNPB), në të gjithë Indonezinë të paktën 744 persona kanë humbur jetën dhe 551 mbeten të zhdukur, ndërkohë më shumë se 1.1 milion njerëz janë zhvendosur dhe 3.3 milionë të prekur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut.
Ministri i Çështjeve Sociale, Saifullah Yusuf, tha se ofrimi i ndihmës mbetet jashtëzakonisht sfidues, me rrugë të shkatërruara dhe komunitete të izoluara që kërkojnë mbështetje ajrore.
Ndihma humanitare vazhdon të arrijë në pjesë të ndryshme të Sumatrës, me autoritetet që ofrojnë ushqim, furnizime mjekësore dhe mallra thelbësore, ndërsa ekipet punojnë për të rivendosur energjinë elektrike dhe për të rihapur rrugët kryesore.
Agjencia Kombëtare për Zbutjen e Fatkeqësive thotë se ka më shumë se 500 miliardë rupa (30 milionë dollarë) në dispozicion për operacione ndihme.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
