Bota

Numri i popullsisë në Izrael arrin në 9.7 milionë

Pritjet e Izraelit janë që popullsia e saj të arrijë në 11.1 milionë në 2030, 13.2 milionë në 2040 dhe 15.2 milionë në vitin 2048

Ekrem Biçeroğlu, Abdel Ra'ouf D. A. R. Arnaout  | 26.04.2023 - Përdıtësım : 26.04.2023
Numri i popullsisë në Izrael arrin në 9.7 milionë

Kuds

Numri i përgjithshëm i popullsisë në Izrael ka arritur në 9.7 milionë, prej të cilëve më shumë se 2 milionë janë arabë, transmeton Anadolu.

Byroja Shtetërore e Statistikave të Izraelit ka publikuar të dhënat më të fundit të popullsisë.

Raportohet se numri i hebrenjve, të cilët përbëjnë shumicën e popullsisë së Izraelit, ka arritur në më shumë se 7.14 milionë. Nga popullsia e përgjithshme, më shumë se 2 milionë janë arabë ndërsa 535 mijë janë të krishterë joarabë.

Sipas të dhënave nga Byroja Kombëtare e Statistikave, popullsia e Izraelit u rrit me 216 mijë vitin e fundit, me një normë prej 2.3 për qind.

Izraeli i lejon çdo hebreu të drejtën që të emigrojë në vend, pavarësisht se ku ndodhet në botë.

Sipas të dhënave zyrtare, 3.3 milionë emigrantë kanë ardhur në Izrael që nga themelimi i shtetit në vitin 1948.

Izraeli pret që popullsia e tij të arrijë në 11.1 milionë në 2030, 13.2 milionë në 2040 dhe 15.2 milionë në vitin 2048.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın