Bota

Numri i personave mbi 100-vjeç në Japoni tejkalon shifrën 99 mijë për herë të parë

Sipas të dhënave, jetëgjatësia mesatare në Japoni është 87,13 vjeç për gratë dhe 81,09 vjeç për burrat

Ahmet Furkan Mercan  | 12.09.2025 - Përdıtësım : 12.09.2025
Numri i personave mbi 100-vjeç në Japoni tejkalon shifrën 99 mijë për herë të parë Foto: AA/Arkiv

Ankara

Numri i personave mbi 100-vjeç në Japoni ka tejkaluar shifrën 99.000 për herë të parë, transmeton Anadolu.

Qeveria japoneze shpalosi statistikat mbi rritjen e popullsisë së moshuar përpara "Ditës së Respektit për të Moshuarit", që shënohet çdo vit më 15 shtator në vend.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies, popullsia mbi moshën 100-vjeç ka shënuar rritje për 55 vjet.

Nga shtatori, popullsia mbi moshën 100-vjeç në vend ishte regjistruar si 99.763. Kështu numri i personave që "kanë tejkaluar një shekull" në vend për herë të parë ka shkuar në mbi 99.000.

Krahasuar me të dhënat e vitit të kaluar, numri është rritur me 4.644.

Prej tyre 87.784 ishin femra dhe 11.979 ishin meshkuj.

Gruaja më e vjetër është regjistruar të jetë 114-vjeçarja Kagawa Shigeko, dhe burri më i vjetër është 111-vjeçari Mizuno Kiyotaka.

Të dhënat e popullsisë mbi "njëqindvjeçarët" në Japoni u regjistruan për herë të parë në vitin 1963.

Numri i njerëzve mbi moshën njëqind vjeç kaloi për herë të parë shifrën 1.000 në vitin 1981 dhe 10.000 në vitin 1998.

Sipas të dhënave, jetëgjatësia mesatare në Japoni është 87,13 vjeç për gratë dhe 81,09 vjeç për burrat.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın