Numri i palestinezëve të vrarë në Gaza shkon në afër 58.600 mes luftës gjenocidale të Izraelit
- 7 palestinezë u vranë dhe mbi 30 u plagosën derisa përpiqeshin të marrin ndihmë humanitare në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total të palestinezëve të vrarë derisa kërkonin ndihmë në 851

Istanbul
STAMBOLL (AA) - Të paktën 58.573 palestinezë janë vrarë në luftën gjenocidale të Izraelit në Rripin e Gazës që nga tetori i vitit 2023, transmeton Anadolu.
Ministria e Shëndetësisë në Gaza tha se 94 trupa u sollën në spitale në 24 orët e fundit, ndërsa 252 persona u plagosën, duke e çuar numrin e të plagosurve në 139.607 në sulmin izraelit.
"Shumë viktima janë ende të bllokuara nën rrënoja dhe në rrugë pasi ekipet e shpëtimit nuk mund t'i arrijnë ato", tha ministria.
Ministria theksoi se 7 palestinezë u vranë dhe mbi 30 u plagosën derisa përpiqeshin të marrin ndihmë humanitare në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total të palestinezëve të vrarë derisa kërkonin ndihmë në 851, me mbi 5.634 të tjerë të plagosur që nga 27 maji.
Më 18 mars, ushtria izraelite rifilloi sulmet e saj në Rripin e Gazës dhe që atëherë ka vrarë të paktën 7.750 persona dhe ka plagosur 27.566 të tjerë, duke thyer një marrëveshje armëpushimi dhe shkëmbimi të të burgosurve që hyri në fuqi në muajin janar.
Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhërarreste ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.
Izraeli gjithashtu përballet me një padi gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën në enklavën palestineze.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.