Bota

Numri i palestinezëve të vrarë në Gaza arrin në 52.400, sulmet vdekjeprurëse izraelite vazhdojnë pandërprerë

"Shumë viktima ende janë të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë pasi ekipet e shpëtimit nuk mund t'i arrijnë ato", tha ministria palestineze

Ahmed Asmar  | 30.04.2025 - Përdıtësım : 30.04.2025
Numri i palestinezëve të vrarë në Gaza arrin në 52.400, sulmet vdekjeprurëse izraelite vazhdojnë pandërprerë

Ankara

Të paktën 35 palestinezë të tjerë janë vrarë në sulmet ajrore izraelite në Gaza në 24 orët e fundit, duke e çuar në 52.400 numrin e palestinezëve të vrarë nga lufta gjenocidale e Izraelit që nga tetori i vitit 2023, transmeton Anadolu.

Ministria e Shëndetësisë me bazë në Gaza tha se 109 persona të tjerë të plagosur gjithashtu u transferuan në spitale, duke e çuar numrin e të plagosurve në 118.014 në sulmet izraelite.

"Shumë viktima ende janë të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë pasi ekipet e shpëtimit nuk mund t'i arrijnë ato", tha ministria palestineze.

Më 18 mars, ushtria izraelite rifilloi ofensivën e saj vdekjeprurëse në Rripin e Gazës dhe vetëm që atëherë ka vrarë mbi 2.300 palestinezë dhe ka plagosur pothuajse 6 mijë të tjerë pavarësisht marrëveshjes së armëpushimit dhe shkëmbimit të të burgosurve që hyri në fuqi në muajin janar.

Nëntorin e vitit të kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ​​urdhër-arreste ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli për luftën në enklavën palestineze gjithashtu përballet me një padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.