Politikë, Bota, Shëndetësi

Numri i afganëve që aplikuan për azil në vendet evropiane u rrit 21 për qind në korrik

Sipas të dhënave që u publikuan nga Zyra Evropiane për Mbështetjen e Azilit (EASO), numri i afganëve që aplikuan për strehim në Evropë në muajin korrik është rritur 21 për qind në krahasim me një muaj më parë

Aysu Biçer  | 17.09.2021 - Përdıtësım : 18.09.2021
Numri i afganëve që aplikuan për azil në vendet evropiane u rrit 21 për qind në korrik

Ankara

Zyra Evropiane për Mbështetjen e Azilit (EASO) njoftoi se numri i afganëve që kanë aplikuar për azil në vendet evropiane ka shënuar rritje në 5 muajt e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave që u publikuan dje nga EASO, numri i afganëve që aplikuan për strehim në Evropë në muajin korrik është rritur 21 për qind në krahasim me muajin e mëparshëm.

Teksa numri i afganëve që kanë aplikuar për azil ka shënuar rritje në 5 muajt e fundit, thuhet se në muajin korrik kanë kërkuar azil 7.300 afganë.

Në muajin qershor azil kërkuan rreth 6 mijë afganë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın