Bota

"Nuk mund të konfirmohet se 'Aramco' u sulmua me armë iraniane"

"OKB-ja nuk mund të konfirmojë se raketat kruz dhe mjetet ajrore pa pilot të përdorura në këto sulme janë prodhim iranian", tha Guterres

Betül Yürük  | 11.12.2019 - Përdıtësım : 12.12.2019
"Nuk mund të konfirmohet se 'Aramco' u sulmua me armë iraniane"

New York

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka njoftuar se janë ekzaminuar rrënojat e mjeteve ajrore pa pilot dhe raketave të përdorura në sulmet kundër kompleksit të kompanisë saudite të naftës Aramco dhe se në këtë fazë nuk konfirmohet se këto armë janë prodhim iranian, raporton Anadolu Agency (AA).

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, i ka paraqitur Këshillit raportin e tetë në lidhje me rezolutën 2231 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në lidhje me marrëveshjen bërthamore me Iranin.

Sipas raportit të siguruar nga gazetari i AA-së, mësohet se Guterres ka tërhequr vëmendjen lidhur me ekzaminimet e kryera nga OKB-ja në rrënoja, për armët e përdorura në sulmet ndaj qytetit Afif në Arabinë Saudite, sulmin e kryer në muajt qershor dhe gusht ndaj aeroportit ndërkombëtar Abha si dhe sulmet në muajin shtator ndaj kompleksit të kompanisë së naftës Aramco.

"OKB-ja nuk mund të konfirmojë se raketat kruz dhe mjetet ajrore pa pilot të përdorura në këto sulme janë prodhim iranian ose që mund të jenë transferuar në kundërshtim me rezolutat 2231 të KS-OKB-së", tha Guterres në raportin e tij.

Ai ka shtuar se OKB-ja do të vazhdojë të mbledhë informacione dhe të analizojë rreth këtyre raketave dhe mjeteve ajrore pa pilot që janë përdorur në sulmet në fjalë. Guterres tha se Huthit nuk posedojnë lloje të tilla të mjeteve ajrore pa pilot.

"Këto mjete ajrore pa pilot 'Model V9' janë të pajisur me xhiroskop vertikal (Gyroscope) dhe se këto janë përdorur në vitin 2016 në Afganistan", theksoi Guterres duke vënë në dukje se prodhuesit e "Model V9" ende nuk janë përcaktuar.

Ndaj kompanisë saudite të naftës Saudi Aramco më 14 shtator u kryen sulme të cilat i morën përsipër Huthit në Jemen.

Për shkak të sulmeve të ndërmarra ndaj komplekseve të Arabisë Saudite të cilat janë eksportuesi më i madh i naftës në botë, erdh deri tek një ndërprerje prej 5.7 milionë fuçi në prodhimin ditor të naftës në vend.

Ndërkohë SHBA, Bashkimi Evropian dhe Arabia Saudite lidhur me sulmet bënë përgjegjës Iranin.

Ekspertët e OKB-së me ftesë të Arabisë Saudite vizituan kryeqytetin Rijadin për të kryer ekzaminime në lidhje me sulmet.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.