Bota

"Nuk ka asnjë hap prapa rreth vendimit të Trumpit për tërheqjen nga Siria"

Zyrtarët të Shtëpisë së Bardhë kanë bërë të ditur se deri më tani nuk ka ndonjë hap prapa në lidhje me vendimin për fillimin e tërheqjes së trupave nga Siria, dhe se ky proces po ndiqet nga afër

Hakan Çopur  | 17.01.2019 - Përdıtësım : 17.01.2019
"Nuk ka asnjë hap prapa rreth vendimit të Trumpit për tërheqjen nga Siria"

Washington

WASHINGTON (AA) - Bëhet e ditur se nuk ka asnjë hap prapa në lidhje me vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump, për fillimin e tërheqjes së trupave amerikane nga Siria, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në lajmin e kanalit amerikan CNN të bazuar në disa zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë emrat e të cilëve nuk janë njoftuar, është bërë një vlerësim për situatën aktuale rreth vendimit të presidentit Trump për Sirinë.

Teksa diskutohet se cili do të jetë qëndrimi i qeverisë Trump pas sulmit me bombë të përjetuar ditën e djeshme në rajonin Munbixh nën pushtimin e organizatës terroriste YPG/PKK, theksohet se disa zyrtarë të lartë kanë bërë deklarata për gazetarët e CNN në Shtëpinë e Bardhë.

Zyrtarët kanë bërë të ditur se deri më tani nuk ka ndonjë hap prapa në lidhje me vendimin për fillimin e tërheqjes së trupave nga Siria, dhe se ky proces po ndiqet nga afër.

Ndërsa në anën tjetër senatori Lindsey Graham, një nga emrat më të rëndësishëm të republikanëve, i është kundërvënë Trumpit gjatë një deklarate të bërë në Senat në lidhje me këtë temë.

Duke mbrojtur idenë e tij se organizata terroriste DEASH e cila ka marrë përsipër sulmin në Munbixh "ka marrë guxim nga vendimi i Trumpit për Sirinë", senatori Graham tha se pak kohë më parë ka ngrënë tek restoranti në të cilin ndodhi shpërthimi.

Ditën e djeshme në rajonin Munbixh nën pushtimin e YPG/PKK-së ndodhi një shpërthim gjatë patrullimit të ushtarëve amerikanë, përgjegjësinë e së cilës e mori organizata terroriste DEASH. Zv/presidenti amerikan, Mike Pence, në një deklaratë pas ngjarjes së ndodhur në Munixh nuk e përmendi sulmin dhe tha se "Njësitë tona po i sjellim në shtëpi, DEASH-i u mposht".

Ndërsa në një deklaratë nga Komanda Qendrore e Forcave Amerikane (CENTCOM) ishte theksuar se "Me 16 janar 2019 teksa po kryenin një mbledhje në Munbixh kanë humbur jetën 2 ushtarë amerikanë, një punonjës civil i departamentit të mbrojtjes dhe një punonjës me kontratë si dhe janë plagosur 3 ushtarë".


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın