Bota

Norvegjia kërkon armëpushim urgjent në Gaza

"Duhet të shpallet armëpushim urgjent për dërgimin e më shumë ndihmave humanitare në Gaza", tha ministri i Jashtëm norvegjez, Espen Barth Eide

Dilara Karataş  | 20.03.2024 - Përdıtësım : 20.03.2024
Norvegjia kërkon armëpushim urgjent në Gaza

Ankara

Ministri i Jashtëm i Norvegjisë, Espen Barth Eide e cilësoi "katastrofë me burim njerëzor" situatën në Gaza dhe bëri thirrje për armëpushim urgjent, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim lidhur me çështjen, Eide vuri në dukje se përdorimi i forcës ushtarake nga Izraeli ka ndikim joproporcional mbi popullatën civile dhe se kjo nuk është në përputhje me ligjin humanitar ndërkombëtar.

Ai theksoi se duhet të shpallet armëpushim urgjent për dërgimin e më shumë ndihmave humanitare në Gaza. Situatën në Gaza, Eide ai e cilësoi si "katastrofë me burim njerëzor".

Ministri norvegjez tha se sulmet në Palestinë nuk janë zgjidhja e shpejtë, por që ka mënyra për të përmirësuar situatën.

Norvegjia më 8 shkurt njoftoi se i dërgoi 26 milionë dollarë ndihmë Agjencisë së OKB-së për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA), ndaj së cilës disa vende morën vendim të pezullojnë përkohësisht mbështetjen e tyre.

Më 14 mars, qeveria norvegjeze lëshoi rekomandim për kompanitë në vend që "të shmangin bashkëpunimin dhe aktivitetet tregtare që i shërbejnë Izraelit për të vazhduar vendbanimet e tij të paligjshme në territoret e pushtuara palestineze".



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın