Bota, Shëndetësi

Norvegjia i huazon mbi 200 mijë vaksina AstraZeneca, Suedisë dhe Islandës

Norvegjia do t'i huazojë vaksinat AstraZeneca Suedisë dhe Islandës, e cila aplikohet kundër COVID-19, të cilën ajo e ka hequr nga programi i vaksinimit

Davut Çolak  | 23.04.2021 - Përdıtësım : 25.04.2021
Norvegjia i huazon mbi 200 mijë vaksina AstraZeneca, Suedisë dhe Islandës

Kopenhagë

Vendi skandinav Norvegjia njoftoi se do t'i huazojë vaksinat AstraZeneca, Suedisë dhe Islandës, e cila aplikohet kundër koronavirusit të ri (COVID-19), të cilën ajo e ka hequr nga programi i vaksinimit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën nga Institucioni i Shëndetit Publik thuhet se u gjetën 216 mijë doza të vaksinës AstraZeneca në depot e institucionit.

Datat e skadimit të vaksinave janë midis qershorit dhe korrikut.

Më tej theksohet se 200 mijë doza të vaksinës do t'i huazohen Suedisë ndërsa 16 mijë doza Islandës dhe se vaksinat e huazuara mund të merren përsëri në datën e dëshiruar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın