Bota

Një zjarr shpërthen në aeroportin kryesor ndërkombëtar të Bangladeshit, pezullohen operacionet e fluturimit

Zyrtarët e aeroportit dhe shërbimit zjarrfikës njoftuan se 36 njësi zjarrfikësish u bashkuan në luftën për të shuar zjarrin, ndërsa pesë njësi të tjera ishin në rrugë për t'u bashkuar me përpjekjet

Sm Najmus Sakib  | 18.10.2025 - Përdıtësım : 18.10.2025
Një zjarr shpërthen në aeroportin kryesor ndërkombëtar të Bangladeshit, pezullohen operacionet e fluturimit Foto: AA/Arkiv

Dhaka

Një zjarr masiv ka shpërthyer në sektorin e ngarkesave të Aeroportit Ndërkombëtar Hazrat Shahjalal të Bangladeshit në kryeqytetin Dhaka, duke pezulluar të gjitha fluturimet dhe operacionet e uljeve të avionëve, transmeton Anadolu.

Tymi i madh ka përfshirë zonën, veçanërisht në sektorin e ngarkesave, ku ruhen kryesisht mallrat e importuara.

Zyrtarët e aeroportit dhe shërbimit zjarrfikës njoftuan se 36 njësi zjarrfikësish u bashkuan në luftën për të shuar zjarrin, ndërsa pesë njësi të tjera ishin në rrugë për t'u bashkuar me përpjekjet.

Ushtria, forca ajrore dhe marina e Bangladeshit, së bashku me dy toga të Rojës Kufitare, u bashkuan gjithashtu në operacionet e shuarjes së zjarrit.

Sipas raportimeve televizive lokale, disa njerëz, përfshirë zjarrfikësit, u plagosën në përpjekjet për shuarjen e zjarrit.

Detaje të mëtejshme lidhur me shkakun e zjarrit dhe numrin e të lënduarve nuk janë dhënë ende.

Duke cituar rojet e sigurisë, televizioni lokal ‘Channel24’ tha se një sasi e madhe veshjesh, së bashku me mallra të tjera, ishin përfshirë nga zjarri në sektorin e ngarkesës. Shpërthime të kimikateve në kanaçe u dëgjuan gjithashtu, duke intensifikuar zjarrin.

Incidenti i sotëm ndodhi vetëm disa ditë pasi këtë javë shpërthyen dy zjarre masive në dy fabrika në Dhaka dhe qytetin port Chattogram, përfshirë ajo në fabrikën e veshjeve në lagjen Mirpur të kryeqytetit ku u vranë të paktën 16 persona.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın