Një vajzë palestineze vritet nga zjarri i ushtrisë izraelite në Gaza pavarësisht armëpushimit
Një vajzë 11-vjeçare u vra në sulmin izraelit në kampin e refugjatëve në Jabalia, tha një burim mjekësor
Stamboll
Forcat izraelite kanë vrarë sot një vajzë palestineze 11-vjeçare në veriun e Rripit të Gazës, duke vazhduar shkeljet e marrëveshjes së armëpushimit të arritur vitin e kaluar, tha një burim mjekësor për Anadolu.
Burimi bëri të ditur se vajza u qëllua për vdekje në kampin e refugjatëve Jabalia, një zonë nga e cila ushtria izraelite ishte tërhequr në kuadër të armëpushimit që hyri në fuqi në tetor të vitit të kaluar.
Dëshmitarët thanë se forcat izraelite të pozicionuara në lindje të kampit hapën zjarr të dendur drejt zonës, duke e goditur drejtpërdrejt vajzën dhe duke e vrarë atë.
Që nga tetori i vitit 2023, ushtria izraelite ka vrarë më shumë se 71.400 persona, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe ka plagosur mbi 171.000 të tjerë në një ofensivë brutale që e ka lënë enklavën të shkatërruar.
Pavarësisht armëpushimit, ushtria izraelite ka vazhduar sulmet, duke vrarë 424 palestinezë dhe duke plagosur 1.189 të tjerë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
