Bota

Të paktën 8 të vdekur nga dy tërmete të fuqishme që tronditën Filipinet

Sipas Institutit të Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë të Filipineve (Phivolcs), nivelet e detit në qytetet Bislig dhe Tandag në Surigao del Sur nuk kanë regjistruar dallgë të rëndësishme cunami.

Islam Uddin  | 10.10.2025 - Përdıtësım : 10.10.2025
Të paktën 8 të vdekur nga dy tërmete të fuqishme që tronditën Filipinet

Stamboll

Të paktën tetë persona kanë humbur jetën në Filipine pasi dy tërmete të forta goditën rajonin jugor të vendit me disa orë diferencë, ndërsa banorët e zonave bregdetare u urdhëruan më herët të evakuohen pas një paralajmërimi për cunami, i cili tashmë është anuluar, transmeton Anadolu.

Një tërmet i dytë i fuqishëm, me magnitudë 6,7, goditi rajonin jugor Mindanao vetëm disa orë pasi një tërmet me magnitudë 7,4 kishte goditur të njëjtën zonë, duke shkaktuar alarm për cunami dhe evakuime masive në zonat bregdetare.

Sipas Institutit të Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë të Filipineve (Phivolcs), nivelet e detit në qytetet Bislig dhe Tandag në Surigao del Sur nuk kanë regjistruar dallgë të rëndësishme cunami.

“Me këtë, çdo efekt i lidhur me paralajmërimin për cunami ka kaluar në masë të madhe”, tha Phivolcs, duke shtuar se të gjitha paralajmërimet për cunami për këtë ngjarje janë tani të anuluara.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın