Një tërmet me magnitudë 6,7 ballë godet Japoninë
Tërmeti u regjistrua në një thellësi prej 16 kilometrash në bregdetin e qytetit Hachinohe, në prefekturën Aomori
Ankara
Një tërmet me magnitudë 6,7 ballë goditi bregdetin verilindor të Japonisë të premten, tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së, duke i shtyrë autoritetet të lëshojnë një njoftim për cunami, i cili më vonë u anulua, transmeton Anadolu.
Tërmeti u regjistrua në një thellësi prej 16 kilometrash në bregdetin e qytetit Hachinohe, në prefekturën Aomori.
Agjencia Meteorologjike e Japonisë lëshoi një njoftim për cunami për pjesët veriore dhe verilindore të vendit dhe parashikoi valë deri në 1 metër në rajonet e prekura.
Megjithatë, më vonë, shërbimi meteorologjik e hoqi njoftimin për cunami për bregdetin e Paqësorit të Japonisë veriore.
Më parë, autoritetet kishin lëshuar gjithashtu urdhra evakuimi në disa qytete dhe u kishin kërkuar njerëzve të zhvendoseshin në vende të sigurta.
Nuk u raportuan anomali nga termocentralet bërthamore në rajonin e prekur dhe nuk pati raportime të menjëhershme për dëme.
Tërmeti i fundit goditi rajonin pasi autoritetet paralajmëruan më parë për dridhje të forta këtë javë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
