Një tërmet me magnitudë 6,7 ballë e godet Indonezinë
- Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS), ende nuk janë raportuar viktima apo dëme materiale nga tërmeti

Ankara
ANKARA (AA) - Një tërmet me magnitudë prej 6,7 ballësh ka ndodhur në provincën Maluku të Indonezisë, transmeton Anadolu.
Tërmeti, epiqendra e të cilit ishte rreth 180 kilometra në jugperëndim të qytetit Tual, u regjistrua në një thellësi prej rreth 65,7 kilometrash, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS).
Sipas USGS-së, ende nuk janë raportuar viktima apo dëme materiale nga tërmeti me magnitudë 6,7.
Pas tërmetit nuk pati paralajmërim për cunami.