Një tërmet me magnitudë 5.8 godet jugun e ishullit Java në Indonezi
USGS njoftoi se tërmeti ndodhi në orën 18:06 GMT në jug të ishullit Java, në një thellësi prej 58.4 kilometrash
Stamboll
Një tërmet i fortë me magnitudë 5.8 ka goditur jugun e ishullit Java në Indonezi, transmeton Anadolu.
Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) njoftoi se tërmeti ndodhi në orën 18:06 GMT në jug të ishullit Java, në një thellësi prej 58.4 kilometrash.
Nuk pati raportime të menjëhershme për dëme materiale.
Agjencia indoneziane e Meteorologjisë, Klimatologjisë dhe Gjeofizikës e regjistroi tërmetin me një magnitudë 6.4 dhe tha se ai nuk paraqet rrezik për cunami.
