Bota

Një tërmet ma magnitudë 7.2 godet bregun lindor të rajonit Kamchatka të Rusisë

Në rrethet Aleutsky, Ust-Kamchatsky dhe Petropavlovsk-Kamchatsky u shpall një kërcënim për cunami dhe autoritetet u rekomanduan banorëve të vendbanimeve bregdetare të largohen nga zona ku lartësia është 30-40 metra mbi nivelin e detit

Burç Eruygur  | 20.07.2025 - Përdıtësım : 20.07.2025
Një tërmet ma magnitudë 7.2 godet bregun lindor të rajonit Kamchatka të Rusisë

Stamboll

Një tërmet me magnitudë 7.2 ka goditur bregun lindor të rajonit Kamchatka të Rusisë, i vendosur në Lindjen e Largët të vendit, transmeton Anadolu.

Dega rajonale e Shërbimit të Unifikuar Gjeofizik të Akademisë Ruse të Shkencave tha se tërmeti në Paqësor u regjistrua në një thellësi prej 5 kilometrash.

ajo tha se epiqendra e tërmetit ishte 161 kilometra nga Petropavlovsk-Kamchatsky, qendra administrative e rajonit Kamchatka.

Tërmeti pasoi dy dridhje të mëparshme me magnitudë 5.5 dhe 6.7.

Sipas Ministrisë së Situatave të Emergjencave, në rrethet Aleutsky, Ust-Kamchatsky dhe Petropavlovsk-Kamchatsky të rajonit u shpall një kërcënim për cunami.

Ministria ruse u rekomandoi banorëve të vendbanimeve bregdetare të largohen nga zona ku lartësia është 30-40 metra mbi nivelin e detit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın