Një tërmet 6.6 ballë godet Indonezinë perëndimore të përmbytur nga shirat e rrëmbyeshëm
Nuk u lëshua ndonjë alarm për cunami pas lëkundjeve dhe deri më tani nuk ka viktima apo dëme të raportuara
Istanbul
Një tërmet me magnitudë 6.6 ballë ka goditur ishullin Sumatra të Indonezisë perëndimore, i cili është shkatërruar nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm, transmeton Anadolu.
Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) njoftoi se tërmeti ndodhi në orën 4:56 të mëngjesit, në një thellësi prej 25.4 kilometrash, 45 kilometra në perëndim të qytetit Sinabang në bregun lindor të ishullit Simeulue.
Agjencia e Meteorologjisë, Klimatologjisë dhe Gjeofizikës e Indonezisë tha në rrjetet sociale se tërmeti u mat me magnitudë 6.3 ballë të shkallës Rihter.
Nuk u lëshua ndonjë alarm për cunami pas lëkundjeve dhe deri më tani nuk ka viktima apo dëme të raportuara.
Të paktën 32 persona u konfirmuan se humbën jetën për shkak të rrëshqitjeve të dheut dhe përmbytjeve në ishullin Sumatra.
