Një tërmet 5.9 ballë godet Tajvanin
Tërmeti goditi ujërat e qytezës Changpin të qarkut Taitung rreth orës 7 të mbrëmjes me kohën lokale, në një thellësi prej 31.1 kilometrash

Istanbul
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.9 ballë të shkallës Rihter ka goditur Tajvanin juglindor, transmeton Anadolu.
Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS), tërmeti goditi ujërat e qytezës Changpin të qarkut Taitung rreth orës 7 të mbrëmjes me kohën lokale.
Tërmeti ndodhi në një thellësi prej 31.1 kilometrash.
Administrata Qendrore e Motit e Tajvanit raportoi se tërmeti ishte më i fortë, duke e matur atë në magnitudë 6.4 ballë.
Deri më tani nuk ka patur raportime të menjëhershme për viktima ose dëme materiale. Gjithashtu nuk u lëshua paralajmërim për cunami pas tërmetit.