Bota

Një tërmet 5.4 ballë godet Malin e Zi

Tërmeti është ndier edhe në vendet e rajonit, Bosnjë e Hercegovinë, Kroaci, Kosovë dhe Shqipëri

Ahmet Nurduhan, İsmail Özdemir  | 14.03.2024 - Përdıtësım : 15.03.2024
Një tërmet 5.4 ballë godet Malin e Zi

Nikshiq

Një tërmet me magnitudë 5.4 ballë ka goditur Malin e Zi në orën 04:06 të mëngjesit, transmeton Anadolu.

Institucioni i Hidrometeorologjisë dhe Sizmologjisë së Malit të Zi bëri të ditur se magnituda e tërmetit, epiqendra e të cilit ishte në rajonin Pluzine, 32 kilometra në veriperëndim të Nikshiqit, afër kufirit me Bosnjë e Hercegovinën, ishte 5.4 ballë.

Deri më tani nuk raportohet për humbje jete apo dëme materiale në lidhje me tërmetin, thellësia e të cilit ishte 10 kilometra.

Tërmeti është ndier edhe në vendet e rajonit, Bosnjë e Hercegovinë, Kroaci, Kosovë dhe Shqipëri.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın